Aleanca Kosova e Re, përmes një komunikate për media, përgëzon të gjithë qytetarët e vendit për formimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila do të jetë garantuese e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në aleancë të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha shtetet aleate që e mbështetën fuqishëm Kosovën gjatë gjithë procesit të shtetndërtimit.
“Përpjekjet historike për një shtet të konsoliduar dhe sovran të popullit tonë, më në fund po kurorëzohen me formimin e Ushtrisë që buron nga populli liridashës e paqedashës i Kosovës, e që i përket të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.
Aleanca Kosova e Re rithekson se Ushtria e Kosovës nuk është kundër askujt, ajo synon të jetë pjesë e NATO-s dhe t'i kontribuoj qëllimeve madhore të kësaj Aleance kudo në Botë.
“Themelet e Ushtrisë së Kosovës janë të vendosura thellë në luftën e pastër dhe të shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa populli ynë gjithmonë do të jetë mirënjohës ndaj shteteve që pa rezervë e mbështetën të drejtën e popullit sovran të Kosovës për formimin e Ushtrisë së saj. Kosova e meriton Ushtrinë. URIME!”, përfundon komunikata.
-
Haradinaj: Shtatë vjet ushtri, vendimi që vulosi sovranitetin e Kosovës
-
Krasniqi: 16 shtatori do të dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
-
Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës dhe ‘drejtësisë së Zotit’
-
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse
-
Begaj: Liria e Kosovës erdhi me luftën e UÇK-së dhe vendosmërinë e aleatëve