Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AKK-ja ka trajtuar mbi 310 raste të dyshuara për korrupsion më 2020

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsion, Shaip Havolli, ka thënë se gjatë vitit 2020 kanë trajtuar 313 raste për të cilat kanë pasur informacion se dyshohen për elemente të korrupsionit.

Ai ka thënë se nga viti 2019 janë bartur mbi 130 raste, ndërsa 16 prej personave kanë qenë zyrtarë të lartë që kanë bërë shkelje të udhëzimeve administrative.

“Gjatë 2020 kemi trajtuar diku 313 raste kemi pasë informacione që dyshohen për elemente të korrupsionit, të deklarimit të pasurisë dhe çështje të konfliktit të interesit. 134 raste kanë qenë të bartura nga viti paraprak. 179 i kemi pasë raste të reja. Gjatë trajtimit të tyre, 16 raste kemi ardhë në përfundim se zyrtarë të lartë kanë bërë shkelje të udhëzimeve administrative të brendshme, pra nuk ka pasë element të veprës penale dhe kemi kërkuar nga institucionet që ndaj këtyre 16 zyrtarëve të merren masa. 112 raste janë mbyllë, ende janë 61 raste në procedurë ndërsa agjencia ka ushtruar kallëzim penal me dyshim të arsyeshëm 95 kallëzime dhe i ka dërguar në prokurorinë përkatëse. 16 informata që i ka tejkaluar kompetencat e agjencisë i ka dërguar në prokurori përkatëse dhe 13 informata i kemi dërguar në Policinë e Kosovës për trajtim të mëtejmë”, ka thënë ai.