Gjatë vitit 2020, Agjencia Kundër Korrupsion ka trajtuar 313 raste. Prej tyre 61 janë në proces, 124 kallëzime penale.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), Shaip Havolli, i cili shtoi se 111 informata janë dërguar në Prokurorinë e Shtetit.
"Janë nxjerr 22 aktgjykime dënuese dhe 1 aktgjykim lirues. Sa i përket çështjeve të sinjalizimit, pesë raste kanë qenë gjatë këtij viti të cilat janë trajtuar dhe kanë pasur epilog. 129 zyrtarë përgjegjës kanë raportuar në lidhje me obligimet", ka thënë ai.
Havolli tha se 5693 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që kontrollit të plotë i janë nënshtruar mbi 900 prej tyre.
"Kanë qenë 160 raste të konfliktit të interesit, në mesin e tyre 33 kanë qenë zyrtarë të lartë. Autoritetet përgjegjëse kanë trajtuar 77 raste", shtoi ai./KSP
-
AKK-ja gjatë vitit 2020 ka dërguar 124 raste në Prokurori dhe Polici për veprime korruptive
-
AKK-ja ka trajtuar mbi 310 raste të dyshuara për korrupsion më 2020
-
AKK-ja ka ushtruar kallëzim penal për korrupsion ndaj disa zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe ministra
-
Havolli: Raste të mëdha të konfliktit të interesit janë dorëzuar në prokurori
-
Paralajmërohen kallëzime penale për zyrtarët që s’e deklaruan pasurinë