Gjatë vitit 2022, mbi 30 raste korrupsioni janë iniciuar për trajtim në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), ka thënë drejtori i saj, Yll Buleshkaj, në takimin me Shefin e Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.
“Gjatë vitit 2022 nga informatat të pranuara, në kuadër të mandatit të Agjencisë, mbi 30 raste janë iniciuar për trajtim nga bashkëpunimi me organizatat jo- qeveritare dhe mediat”, ka thënë Buleshkaj.
Buleshkaj ka thënë se me përgjegjësitë e reja, pas miratimit të legjislacionit të ri, nevoja për staf të ri, burime financiare shtesë dhe profesionale vazhdon të mbetet kërkesë e vazhdueshme për të ngritur performancën e punës në përgjithësi, thuhet në komunikatën e APK-së.
“Transparenca dhe llogaridhënia duhet të jenë prioritet i institucioneve publike për parandalimin e korrupsionit”, tha ai.
-
Buleshkaj: Vetëm 10 për qind e kallëzimeve penale përfundojnë në aktakuza
-
Buleshkaj: S’jemi të kënaqur se si institucionet e kanë trajtuar konfliktin e interesit më 2024
-
Buleshkaj: 2024-ta ka qenë plot sfida, por jemi të kënaqur me rezultatet
-
59 zyrtarë u dërguan në Prokurori për deklarim të pasurisë
-
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit e pakënaqur me trajtimin e rasteve nga Prokuroria