Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur hetimet mbi ligjshmërinë e Rregullores për funksionimin e kabinetit të ministrit të Infrastrukturës, përkatësisht kompetencave të këshilltarëve politikë.
Fillimi i hetimeve nga AKK-ja është konfirmuar të enjten, ditën kur “Koha Ditore”, në shkrimin e saj për këtë rast, ka trajtuar përmbajtjen e rregullores, e që sipas njohësve të fushës, një nen i saj u jep këshilltarëve politikë përgjegjësi të shërbyesve civilë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo rregullore është nxjerrë pak javë pasi në krye të kësaj ministrie është caktuar Pal Lekaj.
“Lidhur me çështjen e adresuar nga ana juaj, Agjencia Kundër Korrupsionit do ta trajtojë në pajtim mandatin ligjor të AKK-së”, thuhet në përgjigjen e shkurtër të Zyrës për Media të Agjencisë Kundër Korrupsionit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Policia e Krimeve Ekonomike po e heton rregulloren për kompetencat civile për këshilltarët e Pal Lekajt
-
Këshilltarët e Lekajt me kompetenca të shërbyesve civilë për kontrollimin e projekteve milionëshe
-
Hetuesi i Krimeve Ekonomike dyshohet që “dekonspiroi” hetimin ku përfshihet këshilltari i Pal Lekajt
-
Hetuesi i Krimeve Ekonomike dyshohet që “dekonspiroi” hetimin ku përfshihet këshilltari i Pal Lekajt
-
Hetime preliminare për Pal Lekajn, nën dyshimet për keqpërdorime të tenderëve me rrugë