Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AKK-ja e konsideron shqetësues vendimin për marrjen e pronave të shtatë komunave

Vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i datës 30 prill në bazë të të cilit pronat e shtatë komunave do t’i kthehen Agjencisë Kosovare të Privatizimit, është konsideruar shqetësues nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Sazan Ibrahimi nga ky asociacion ka thënë se kryeministri po luan me standarde të dyfishta, pasi sipas tij ky vendim s’po vlen për komunat e pjesës veriore.

Ai ka thënë se vendimi i ish-kryeministrit të atëhershëm, Ramush Haradinaj, për t’ia dhënë pronat komunave ka ndodhur edhe në komunat e pjesës veriore, kurse vendimi i fundit i Qeverisë për t’ia rimarrë këto prona komunave ka ndodhur vetëm për komunat me shumicë shqiptare dhe një standard i tillë nuk ka ndodhur edhe për komunat veriore.

“Ne si Asociacion i Komunave të Kosovës e konsiderojmë të padrejtë vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës sa i përket marrjes së pronave, të cilat deri më tash ishin të menaxhuara nga komunat dhe rikthimin e tyre tek Agjencia Kosovare e Privatizimit. Shtatë komuna janë të prekura në mënyrë të drejtpërdrejtë, është një ndër absurdet e këtij vendimi që Hani i Elezit e ka përfituar këtë pronë edhe nga Gjykata Supreme, mirëpo ne jemi në dijeni që vendimi i ish-kryeministrit Haradinaj për t’ia dhënë pronat komunale, komunave të Republikës së Kosovës ka ndodhur edhe në komunat e pjesës veriore të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Ibrahimi ka bërë thirrje që të rishqyrtohen dhe që komunat të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Edhe Ibrahimi: Kurti premtoi se shqetësimeve të komunave do t’u përgjigjej me shkrim, nuk e bëri Arbëri Ibrahimi: Kurti premtoi se shqetësimeve të komunave do t’u përgjigjej me shkrim, nuk e bëri

“Bëjmë apel që këto vendime të rishqyrtohen sepse me miliona euro komunat e Kosovës para të cilat janë marrë nga taksapaguesit kosovarë janë investuar në objekte për interes publik dhe shpresojmë që një rishqyrtim i këtij vendimi të ndodhë sa më shpejt që është e mundur në mënyrë që qytetarët t’i shohin investimet e komunave, të cilat janë bërë në këto prona”, tha ai.

Ai ka kërkuar përgjegjësi sa i përket këtij vendimi. /EO