Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka thënë se nuk do të bëjë ankesë në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, (EQAR) pa u ratifikuar 9 anëtarët e rinj të Bordit të AKA-së të propozuar nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi.
Pas kësaj deklarate, në orët e vona të mbrëmjes, MASHT-i ka lëshuar një njoftim, në të cilin thotë se “AKA-ja do të shfrytëzojë të drejtën për ankesë në afat optimal, duke shfrytëzuar të gjitha argumentet e veta, të MASHT-it dhe Zyrës së kryeministrit për ligjshmërinë dhe arsyeshmërinë e vendimeve që prekin këtë proces”, shkruan sot Koha Ditore.
Ratifikimi i anëtarëve të Bordit të Akreditimit në Kuvend ka një muaj që është bllokuar shkaku i mosraportimit të ministrit për shkarkimet. Ministri Bytyqi nuk ka komentuar fare pyetjen e gazetës për kushtëzimin e AKA-së.
Dy ditë më parë EQAR-i e ka përjashtuar Agjencinë e Akreditimit me konstatimin se pas vendimit të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për shkarkimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe të u.d. të drejtoreshës së Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, kjo agjenci “ka humbur aftësinë e saj për të vepruar në mënyrë autonome”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Kosova synon të zë afatin e aplikimit për t’u rikthyer në EQAR
-
Kosovës i mbetet të riaplikojë për anëtarësim në EQAR, pasi të garantojë pavarësi politike
-
Ndërhyrja e Haradinajt mund ta shtyjë anëtarësimin e AKA-së në ENQA e EQAR
-
Emërimi i drejtorit të Agjencisë së Akreditimit i bllokuar tash e 1 vit
-
Kosova s’arriti të përmbushte gjysmën e standardeve që kërkoheshin për vazhdim në ENQA