Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ajazaj njofton se sot dalin rezultatet e 14 të testuarve për koronavirus

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj, në një konferencë për media, ka dhënë detaje rreth pacientëve të shtruar në këtë klinikë me Covid-19.

Ajo ka bërë të ditur se në këtë klinikë janë të shtruar 53 pacientë, ndërsa 12 prej tyre janë në gjendje të rënduar.

Tre pacientë tha se lirohen sot, ndërsa rikonfirmoi se një ka vdekur.

“Ne i kemi 53 pacientë të cilët janë pozitivë me Covid-19, 12 raste me oksigjeno-terapi janë në gjendje stabile. 3 raste në mjekim intensiv, prej tyre dy të intubuar. Sot do t’i lirojmë 3 persona do të lëshohen sepse janë shëruar. Një person ka vdekur nga Suhareka që ka pasur edhe sëmundje të tjera", tha ajo, përcjell kp.

Ajo tha se nga 5 infermieret 2 janë shëruar, një tjetër afër shërimit dhe dy të tjerë janë në gjendje stabile.

Edhe Sot lirohen nga Infektivja katër pacientë të shëruar, një mbetet në gjendje të rëndë Arbëri Sot lirohen nga Infektivja katër pacientë të shëruar, një mbetet në gjendje të rëndë

"Në Klinikën Infektive i pranojmë të gjithë qytetarët. Ne jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve", tha ajo.

Ajo tha se sot 14 persona janë testuar deri në orën 10, për të cilat rezultatet dalin më vonë.