Në klinikën Infektive po marrin trajtim 58 pacientë të prekur me Covid-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të mërkurën.
Sipas MSH-së, 46 pacientë janë në gjendje stabile, 11 me oksigjeno-terapi dhe një në gjende të rëndë.
Sot do të lirohen katër pacientë që janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 132.
Ndërkohë në konferencën e rregullt për media, drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj - Berisha, ka bërë të ditur se tashmë janë shëruar pesë infermiere që ishin infektuar brenda klinikës.
Deri më tash, raste me koronavirus janë regjistruar 604, kurse kanë vdekur 18 në gjithë vendin.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Infektive janë 85 raste me COVID-19, 6 në gjendje kritike
-
Rritet numri i të hospitalizuarve me COVID-19 në Infektivë, sot 72
-
Në Infektive janë të shtruar 59 pacientë me COVID-19, një në gjendje kritike
-
10 pacientë me koronavirus po trajtohen në Infektivë, një në gjendje të rëndë
-
Në Infektive sot nëntë të prekur me koronavirus