Në një konferencë për media kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe drejtori i Urbanizmit Ardian Olluri prezantuan punën e kësaj drejtorie gjatë vitit 2018, planifikimet dhe projektet për vitin 2019, si dhe risitë në procedurat e aplikimit dhe pajisjes me leje ndërtimore.
Gjatë vitit 2018, Drejtoria e Urbanizmit ka trajtuar 2749 kërkesa, prej të cilave 1732 janë përfunduar. Janë lëshuar 186 leje ndërtimore.
Gjatë vitit 2018 janë pranuar 23 kërkesa për certifikata te përdorimit, kurse që nga viti 2000 deri tani janë lëshuar vetëm 71 leje përdorimi për 1724 leje të lëshuara për këtë periudhë.
Pjesë e lehtësimit për aplikimin dhe pajisjen me leje ndërtimore, përveç sistemit one-stop shop, është eliminuar edhe procedura e pajisjes me pëlqime për rregullimin e tokës ndërtimore duke i përfshirë të njëjtat në dokumente për kushte ndërtimore.
Në drejtorinë e Urbanizmit është funksionale edhe një zyre shërbyese informuese që ofron informata dhe ndihmon aplikuesit gjatë procesit të përgatitjes së dokumentacionit ndërtimor dhe aplikimit për leje ndërtimore.
Edhe
Ndërtesat pa pranime teknike, sfidë për Komunën e Prishtinës
Në funksion të rritjes së transparencës, përveç “permit tracking system” dhe publikimit të lejeve ndërtimore, tashmë bëhet edhe publikimi i të gjithë procesit me kushte ndërtimore, njoftimi publik, komentet e palëve, vendimet e drejtorisë dhe kushtet ndërtimore të propozuara.
Në këtë mënyre, u mundësohet që të gjitha palëve të interesit, të kenë qasje në kohë të njejtë lidhur me procesin dhe të kenë mundësi të japin komentet e tyre.