Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se si Komunë janë në pritje të lejes për të marrë testet serologjike që janë në një terminal doganor në Kosovë, në mënyrë që ato të përdoren në qendrat mjekësore familjare të Prishtinës.
“Edhe më tutje po presim leje për me i marrë testet serologjike që janë në terminal doganor në Kosovë dhe për përdorim të QMF-ve të Komunës sonë. Testet serologjike bëjmë tërë kohen dhe janë standarde. Ndryshojnë reagensët. Edhe më tutje nuk e kuptoj pse qeveritë i kanë ndaluar. Për asgjë tjetër, do ta kemi informatën më të mirë rreth përhapjes se virusit dhe imunitetin e ndërtuar. Përndryshe jemi i vetmi vend me vendime të tilla”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTestet serologjike konsistojnë në një analizë gjaku. Synimi kryesor i tyre është të tregojnë nëse një person ka krijuar antitrupa pasi COVID-19 ka hyrë në organizmin e tij.
Janë teste që lejojnë të kuptohet se si është situata e infeksionit në vend.