Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti: Po përgatitemi për testet serologjike

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se janë duke i përgatitur kapacitetet brenda QKMF-së për të nisur testimet serologjike për COVID-19.

“Ne e kemi detyrë të ngadalësojmë përhapjen e virusit që të mos vijë deri te kolapsi. Komuna e Prishtinës është e fokusuar te testet serologjike”, ka thënë Ahmeti gjatë takimit me ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.

Ai ka thënë se nuk do të lejohen tubimet e masës pasi përhapja e virusit është e madhe. Vetëm të hënën janë regjistruar 102 raste të reja me COVID-19 në Prishtinë.

Ndërkohë Selimi, ka thënë se krijimi i Gjykatës Komerciale do të finalizohet më së largu deri në fillim të tetorit.

Ai, gjatë një takimi me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka biseduar edhe për Kodin Civil, Policinë Komunale dhe Gjykatën Komerciale.

Selimi ka thënë se të parit të Prishtinës ia ka ofruar gjitha kapacitet e Ministrisë për krijimin sa më parë të legjislacionit sekondar për policinë e Prishtinës.

Edhe Në Prishtinë po kryhen nga 120 teste serologjike në ditë për COVID-19 Arbëri Në Prishtinë po kryhen nga 120 teste serologjike në ditë për COVID-19

E për Gjykatën Komerciale, ai ka thënë se do të jetë gati në fund të shtatorit apo fillim të tetorit.

“Ne tashmë jemi në përfundim të punës për Gjykatën Komerciale, ligjit për Gjykatën Komerciale, e cila do jetë përfundimtare deri në shtator-tetor. E dimë që Prishtina është nikoqire e gjykatave më të mëdha dhe gjykatave që kanë më së shumti punë edhe kjo mund të ketë implikime në punën komunale,” tha Selimi.