Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, disa orë pasi që rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet e ka marrë uji, ka njoftuar se bëhet fjalë për shpërthimin e një gypi kryesor.
Ka njoftuar gjithashtu se problemi me furnizim të ujit pritet të rregullohet pas orës 22:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot në rrugën ‘Luan Haradinaj’ ka shpërthyer gypi kryesor i ujit Fi 300 që furnizon një pjesë të madhe të qendrës. Ekipet e ujësjellësit e kanë ndalur ujin dhe janë duke punuar urgjentisht në zëvendësimin e gypit. Sapo bisedova me drejtorin e Ujësjellësit dhe pritet që në orët e mbrëmjes të sanohet dhe pas orës 22:00 të lëshohet uji”, ka shkruar ai në Facebook.