Banorët e rrugës “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm pasi është dëmtuar valvula kryesore.
Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku tha për KOHËN të dielën se valvula është dëmtuar nga një qytetar, që po punonte në shtëpinë e tij.
Sipas Mjekut, valvula u dëmtua kur qytetari e ka ndaluar ujin, ndërsa aktualisht rrjedhja është ndalur.
“Ekipet e mirëmbajtjes kanë dalë në vendin e ngjarjes, e kanë ndalë rrjedhjen derisa valvulën e rregullojnë në ndërkohë. Aty kanë qenë inspektorati dhe Policia e Kosovës, pasi e kemi lajmëruar ne rastin. Tash për tash është mirë, rrjedhja është ndalë, derisa valvula duhet ndërruar dhe merr pak kohë”, deklaroi Mjeku.
-
Pjesë të Prishtinës pa ujë shkaku i një defekti, riparimi vazhdon edhe nesër
-
Defekt në ujësjellës në Prishtinë, mbetet pa ujë një pjesë e Arbërisë dhe Ambasada e SHBA-së
-
Të hënën ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Dardani të Prishtinës
-
Dëmtohet gypi kryesor, ndërpritet uji në këto zona në Prishtinë
-
Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë