Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, listë për të cilën Shpend Ahmeti thotë se kjo do të jetë lista fituese.
Ai më tutje ka thënë se është krenar që është pjesë e njerëzve që nuk nënshtrohen, ndërsa thekson se ajo që është bërë me Prishtinën do të bëhet edhe me Kosovën, raporton KTV.
“Lista e Vetëvendosjes është listë fituese e 11 qershorit. Sot jam krenar që i takoj një grupi të tillë të njerëzve që nuk nënshtrohen. Ne para disa ditësh e zyrtarizuam por sot po e prezantojmë kryeministrin e ardhshëm Albin Kurti. I thash edhe mbrëmë Albinit se në këtë betejë nuk je vet, je bashkë me ne. Ashtu sikur më qëndruan gjatë qeverisjes në Prishtinë.
Ahmeti ka lavdëruar qeverisjen e tij në Prishtinë, duke thënë se për Kosovën do të bëjnë dhjetëfish më shumë.
“Atë që e kemi bë në Prishtinë do ta bëjmë dhjetëfish më shumë në Kosovë me në krye të Qeverisë Albin Kurtin. Do ta luftojmë korrupsionin, krimin e organizuar. Me VV në pushtet hajnat do t’i dërgojmë në burg”, ka thënë Ahmeti.
-
Ahmeti: Qeverinë e ardhshme do ta bëjë Vetëvendosje
-
Kurti shpalosi tri reforma që do t’i ndërmarrë “pas fitores”
-
Ahmeti e Sejdiu në listën për deputetë të Vetëvendosjes
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Kurti shpall fitoren, opozitarët i quan “hajvanë”