Zgjedhjet lajme

Ahmeti: Qeverinë e ardhshme do ta bëjë Vetëvendosje

Shpend Ahmeti nga Vetevendosje para simpatizantëve të tyre në sheshin “Zahir Pajaziti", ka falënderuar qytetarët që votuan me mendje të pastër e me zemër.

Ai ka thënë se sot janë bërë subjekti më i madh politik në Republikën e Kosovës.

“Kohë të mira po vijnë për qytetarët tanë. Jemi të parët në shumicën e qyteteve më të mëdha në Kosovë”, ka shtuar Ahmeti.

“Prej 100 mijë votave nga viti 2014, tani kemi 220 mijë vota, këto vota ia kalojnë të gjitha partive tjera”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti para qytetarëve tha se tashmë është e qartë që dëmet që iu bënë Kosovës do të ndalen, qeverinë e ardhshme të Kosovës do ta qeverisë Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin kryeministër.