Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin e tij me numrin e lartë të qytetarëve që kanë dalë në sheshet e Prishtinës.
Ai thotë se ky relaksim i panevojshëm mund të ketë kosto të lartë më vonë.
“Shumë njerëz në qyte. Relaksim i panevojshëm që mundet të na kushtojë shtrenjtë më vonë”, ka shkruar Ahmeti.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje që të qëndrohet në shtëpi për ta luftuar koronavirusin.
Në Kosovë deri më ta tani raportohet të jenë infektuar 125 persona, prej tyre 18 janë në Prishtinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ahmeti: Është rekomanduar karantinim njëjavor i Prishtinës
-
Shpend Ahmeti i shqetësuar nga shifrat alarmante të të infektuarve me Covid-19
-
Ahmeti: Shqetësuese rritja e shpejtë e rasteve në Prishtinë
-
Prishtina me 1090 të infektuar aktivë me koronavirus, Ahmeti bën thirrje të mos nënvlerësohet virusi
-
Tre të infektuarit sot me koronavirus në Prishtinë, familjarë të rastit të djeshëm