Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se do t’i japë Vetëvendosjes më shumë pushtet në Prishtinë, por jo postin e nënkryetarit të Komunës.
Në një intervistë në emisionin “038”, Ahmeti ka thënë se po vazhdojnë bisedimet me Vetëvendosjen.
“Asnjë shkronjë nga programi qeverisës i prezantuar në fushatë nuk e kam ndryshuar”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se pasi që kanë fituar bashkë në zgjedhje është i gatshëm që Vetëvendosje të ketë më shumë pushtet.
Ahmeti ka përmendur se tani Vetëvendosje ka vetëm 7 këshilltarë komunalë dhe ndarja e pushtetit duhet të bëhet edhe në bazë të numrave.
“Nënkryetar të dytë të komunës mendoj ta emëroj, Muhedin Nushin, i cili është i shkëlqyer si drejtor i administratës dhe është njeri apartiak”, ka thënë Ahmeti.
-
Ahmeti s’e ka ndërmend të dorëhiqet nga Komuna
-
Ahmeti e pranon: Bashkëqeverisjes me Vetëvendosjen në Prishtinë po i vjen fundi
-
Vetëvendosje në Prishtinë s’përgjigjet në ofertën e PSD-së, por akuzon Ahmetin
-
Zbehen gjasat për koalicionin LVV-PSD në Prishtinë
-
Ahmeti në pritje të përgjigjes nga VV për bashkëqeverisje në Prishtinë