Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se buxheti 2019 do të jetë i fokusuar në investimet në infrastrukturë.
Kuvendi Komunal i Prishtinës sot ka miratuar buxhetin prej 87 milionë eurosh, më i madhi ndonjëherë për kryeqytetin e Kosovës, transmeton Koha.net.
“Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës kaloi propozim buxheti për vitin 2019 që është buxheti më i lartë ndonjëherë në vlerën prej 87 milion eurosh. Fokusi më i madh i buxhetit është në infrastrukturë me investime në çdo lagje. Ditëve dhe javëve në vijim do të prezantojmë pjesë nga buxheti që qytetarët te jenë të informuar”, ka shkruar Ahmeti.
Artikuj të ngjashëm
-
Buxheti i Prishtinës për këtë vit rreth 124 milionë euro
-
Ahmeti tregon projektet që pritet të realizohen me buxhetin 91 milionësh të miratuar për 2020
-
Me përplasje ndërmjet VV-së, PSD-së e PDK-së miratohet buxheti i Prishtinës 2019
-
Miratohet buxheti 2019 i Prishtinës, në dispozicion 87 milionë euro
-
Pas disa muajsh vonesë miratohet buxheti 151 milionë eurosh i Prishtinës për 2026-n