Kreu i PSD-së dhe i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas sulmit që i është bërë një gruaje të komunitetit rom, për të cilën paraprakisht pati një dezinformatë se po rrëmbente fëmijë.
“Një dezinformatë mbi një qytetare që po ‘rrëmben’ fëmijë u shpërnda pa kurrfarë verifikimi as mendimi mbi pasojat. Sulmi mbi të nga disa të rinj sot është mentalitet i turmës. Por mbi të gjitha është turp i joni”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka thënë se është “turp për faktin që shpërndajmë lajme të tilla”.
“Turp për mungesën e edukatës themelore. Turp për mungesën e mendimit kritik. Turp për mosguximin me parandalu gjëra të tilla. Turp për paragjykimet e stereotipet që i kemi. Turp për mos mbrojtjen e grupeve të margjinalizuara të shoqërisë”, ka thënë ai.
Ahmeti ka thënë se sot u sulmua një qytetare, një grua.
“Fakti se ishte rome ndoshta i lehtëson racistët në shtetin tonë, por në fakt duhet të rëndojë tepër shumë të gjithë ata që mendojnë se shteti jonë është i barabartë. Kur nuk punojmë çdo ditë për të luftuar paragjykimet, stereotipet e shpifjet, ditën e sulmeve është vonë të vajtojmë”, ka thënë Ahmeti.
-
Kurti kritikon reagimin shoqëror: Një a dy protesta dhe mirupafshim pas vrasjes së ardhshme
-
Sulmi ndaj gruas rome cilësohet racist e barbarë, kërkohen masa edhe për ata që quan deri te ky rast
-
Kinolli: Sulmi ndaj gruas rome është njollosje për institucionet e Kosovës
-
Policia ka nisur hetimet për sulmin ndaj gruas rome
-
Ahmeti: Vasfije Krasniqi Goodman u bë guximi i Kosovës