Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti: Dorëheqja e Haradinajt befasi, na mbetet të shohim rrugën përpara

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, ka kuptuar për lajmin për dorëheqjen e Ramush Haradinajt si kryeministër, teksa po jepte intervistë për emisionin “038” në KTV.

Ai ka thënë se është befasuar me këtë lajm, ndërsa ka shtuar se tash u mbetet partive të mendojnë për veprimet e ardhshme.

“Ka qenë befasi. Jam takuar dje me kryeministrin shkurt dhe s’ka pas paralajmërim. Arsyetimi siç duket ishte ftesa në Hagë. Siç duket ftesa i dha sot dhe dha dorëheqje. Na mbetet neve të diskutojmë brenda partive për veprimet e ardhshme”, ka thënë ai.