Kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ftuar simpatizantët e Vetëvendosjes që të festojnë me dinjitet dhe pa arrogancë pasi u konfirmua si kryetar i kryeqytetit, pas numërimit të votave me kusht.
Ai ka garantuar qytetarët në shesh të Prishtinës se do t’i realizojë 100 zotimet e thëna në fushatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAhmeti ka shtuar se “në Prishtinë ende ka nevojë të luftohet krimi dhe korrupsioni”.
I pari i Prishtinës ka thënë se para katër vitesh qytetarët kishin vendosur për ndryshimin në kryeqytet dhe këtë herë vendosën për ta mbrojtur.
Në emër të partisë në koalicion për Prishtinën, Aleancës Kosova e Re, deputeti Islam Pacolli ka thënë se janë të lumtur për fitoren.
“Të gjithë u bënë bashkë kundër nesh, por nuk arritën ta ndryshojnë vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Pacolli.