Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti: Dikush duhet të paguajë për mirëmbajtjen e autostradës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar rreth çmimit prej pesë eurosh të vendosur nga Qeveria e Shqipërisë për një drejtim, për këdo që kalon me veturë nëpër Rrugën e Kombit.

“Në Politika Publike autostradat konsiderohen të Mira Gjysmë Publike. Dikush duhet të paguajë mirëmbajtjen, ose të gjithë përmes taksave, ose vetëm ata që e përdorin përmes pagesës. Çmimi shumë lehtë kuptohet se a është i lartë bazuar në shpenzimet e mirëmbajtjes”, ka thënë Ahmeti.