Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti anulon seancën solemne për 28 Nëntor, thërret seancë të jashtëzakonshme pas tërmetit në Shqipëri

Foto: Reuters

Në vend të seancës solemne për 28 Nëntor, nesër Kuvendi Komunal në Prishtinë do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për tërmetin në Shqipëri dhe ndihmën e Komunës së Prishtinës për familjet e prekura nga tërmeti.

Kështu ka thënë Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës, duke thënë se “në momente të vështira, solidarizimi është detyrë e secilit prej neve”.