Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti akuzohet nga “Sport Marketing” që po i lë punëtorët pa paga

Brezovica ka qenë vendi ku fëmijët e Prishtinës kanë mësuar për sportet dimërore. Megjithatë, një praktikë e tillë e shkollave fillore nuk është zhvilluar këtë dimër.

Komuna e Prishtinës nuk i ka dhënë leje ndërmarrjes “Sport Marketing” për zhvillimin e këtyre aktiviteteve, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtarët nga ndërmarrja komunale e kanë akuzuar kryetarin Shpend Ahmeti se këtë e ka bërë për teke personale.

Kësisoj edhe punëtorët e kësaj ndërmarrjeje kanë mbetur tash e sa muaj pa paga.

Në Qendrën e Skijimit ka mbetur vetëm një punëtor, i cili tregon se si objekti është shkatërruar pothuajse tërësisht.

Moszhvillmi i këtyre aktiviteteve prek më së shumti fëmijët, thonë profesorët e Edukatës Fizike.

Por, kryetari Shpend Ahmeti ka hedhur poshtë pretendimet e drejtuesve të “Sport Marketingut”.

Ahmeti ka thënë se shkak i ndalesës kanë qenë keqpërdorimet e shumta, sipas tij, që kanë ndodhur në këtë ndërmarrjeje dhe në organizimin e shkuarjes së nxënësve në Brezovicë.

Ahmeti ka thënë se do të presin nga Prokuroria që të hetojë rastin dhe se derisa nuk zgjidhen problemet e brendshme në këtë kompani, nuk do të ketë më aktivitete.

Kësisoj punëtorët do të marrin paga vetëm në qershor kur hapet Pishina e Gërmisë.