Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës subvencionon ndërmarrjet “Sport Marketing” dhe “Pallati i Rinisë”

Ndertesa e Komunes se Prishtines

Komuna e Prishtinës ka subvencionuar ndërmarrjet “Sport Marketing” dhe “Pallati i Rinisë” përmes kategorisë “Subvencione”.

Kryetari i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka thënë se Komuna ka planifikuar të subvencionojë ndërmarrjen “Sport Marketing” me 50.000 euro.

Sipas tij, në kërkesën për subvencionim thuhet se mjetet janë të nevojshme për të paguar pagat e punëtorëve.

Sveçla në një postim në Facebook ka shkruar se më 2 shtator, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një postim në rrjete sociale, po thurte lavde e po mburrej me punën e bërë nga menaxhmenti i Ndërmarrjes Komunale “Sport Marketing” në Pishinën e Gërmisë.

“Saktësisht dy muaj më vonë, me 2 nëntor, Kuvendi Komunal i Prishtinës planifikon ta subvencionoj ndërmarrjen ‘Sport Marketing’ me 50.000,00€. Në kërkesën për subvencionim thuhet se mjetet janë të nevojshme për të paguar pagat e punëtorëve. Pasi që i shumëfishuan çmimet e hyrjes dhe të shërbimeve në pishinë, duke ua pamundësuar në këtë mënyrë shfrytëzimin e saj një pjesë të madhe të qytetarëve, pasi iu dhanë bashkëpartiakëve të tyre hapësirat shitëse për pije dhe ushqim, tani po kërkojnë që nga taksat e qytetarëve të Prishtinës t’u paguhen pagat punëtorëve”, ka shkruar ai.

Ka thënë se “po bëhet tjetërsimi dhe shfrytëzimi i publikes në favor të interesave private e partiake, e pastaj kur ndodhë dështimi – ka kërkesë nga publikja për ndihmë”.

Edhe Rama propozon subvencionimin e pagave për “Pastrimin”, kundërshton LVV-ja Arbëri Rama propozon subvencionimin e pagave për “Pastrimin”, kundërshton LVV-ja
Image

Në një vendim tjetër të siguruar nga KOHA, është miratuar gjithashtu edhe vendimi për ndarjen e mjeteve për Pallatin e Rinisë nga kategoria “Subvencione”.

Shuma e mjeteve të ndara, sipas pikës I të këtij vendimi, është 125.000 euro. Arsyetimi për ndarjen e këtyre mjeteve është “për të forcuar kapacitetet dhe operacionet e ndërmarrjes si: rivitalizimi i hapësirave që do të jepen me qira, shpenzimet për certifikimet e obliguara të stafit në fushën e sigurisë publike, shpenzimet e digjitalizimit të procese, shpenzimet e ngrohjes dhe ndriçimit”.

Image