Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmet Asllani vazhdon punën e menaxherit, edhe pse akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Foto: Koha

Të gjithë mjekët që kanë punuar si menaxherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale pas rastit “Stenta” janë larguar nga pozitat menaxheriale.

Rasti “Stenta” i përfshin këta ish-menaxherë në akuza për korrupsion, shkruan sot Koha Ditore.

Ahmet Asllani, drejtor i Spitalit të Gjakovës, është i vetmi menaxher që vazhdon të jetë në pozitë drejtuese, edhe pse ka aktakuzë.

Madje, seanca e planifikuar për të hënën që kaloi nuk ishte mbajtur me arsyetimin se drejtori Asllani ka pritur në vizitë ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, dhe për këtë arsye ai ka kërkuar nga gjykata që të shtyhet gjykimi.

I kontaktuar nga gazeta, drejtori i Spitalit të Gjakovës, Ahmet Asllani, ka thënë se përderisa e ndien veten të pafajshëm në këtë rast nuk ka arsye që të japë dorëheqje. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)