Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se deputetë të Vetëvendosjes i kanë bërë presion publik një gazetareje të RTK-së, e cila të martën bashkë me gazetarët e tjerë bojkotoi konferencën e ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari.
AGK-ja ka theksuar se bojkotin e konferencës e konsideron “si formë legjitime të protestës së gazetarëve dhe medieve, dhe fton partinë në pushtet të mos bëjë presion ndaj gazetarëve të mediumit publik”.
Ndërkaq, i ka bërë thirrje menaxhmentit të RTK-së që të mos ndikohet nga presionet.
“Deputeti Valon Ramadani ka shkruar se ‘si duket, ky institucion i qenka shmangur obligimit ligjor, duke mos qëndruar në konferencën e Ministres Rozeta Hajdari’. Në vijë të njëjtë ka shkruar edhe deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, kurse të tjerë eksponentë të partisë në pushtet i kanë bërë jehonë këtyre qëndrimeve duke kërkuar largimin nga puna të gazetares”, thuhet në reagim.
-
AGK-ja: Fushatë e pandalshme e Qeverisë dhe VV-së për delegjitimim të punës së gazetarëve
-
Punëtorët e RTK-së paralajmërojnë edhe bojkotimin e fushatës
-
AGK-ja shprehet e shqetësuar për paralajmërimet se VV-ja do t’i bojkotojë disa media
-
Pa mbështetjen e VV-së dështon mocioni i PDK-së për shkarkimin e bordit të RTK-së
-
AGK pas miratimit të ligjit për KPM-në: Qeveria goditi lirinë e medias sot