Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AGK-ja e EFJ-ja dënojnë sjelljen e Ramës ndaj gazetarëve nga Kosova

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) kanë reaguar ndaj sjelljes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në raport me gazetarët nga Kosova.

Gjatë konferencë për media sot në Tiranë ku Rama mori pjesë me kancelaren gjermane Angela Merkel, një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte Kosova. Por, nuk është lejuar pyetje nga gazetarët nga Kosova drejtuar kancelares gjermane Merkel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Turp për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili qëllimisht injoroi pyetjet e gazetarëve nga Kosova. Federata Evropiane e Gazetarëve e dënon këtë segregim shikues”, ka thënë Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i EFJ-së.

“Një ndarje e tillë, për nga prejardhja, e gazetarëve në një takim ndërkombëtar është akt i papranueshëm”, thuhet nga AGK.