Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim informatën se kolegu Fatmir Lama është kërcënuar me vdekje, thotë kumtesa nga AGK, transmeton koha.net.
AGK e konsideron të papranueshëm kërcënimin duke kërkuar njëkohësisht trajtimin të shpejtë të këtij rasti nga organet e drejtësisë.
Kolegu Lama e ka njoftuar AGK-në për rastin duke thënë se ai është kërcënuar menjëherë pas publikimit të dokumentarit “Rrëfime për Kosovën”.
Lama ka njoftuar se e ka denoncuar rastin në polici e Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të vëzhgojë me kujdes procedimin e mëtejmë të këtij rasti.
Artikuj të ngjashëm
-
AGK reagon për kërcënimin ndaj Musa Mustafës
-
Kërcënohet një ekip i “Lajmi.net” në Prizren
-
AGK: 2023-ta, viti me më së shumti raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve
-
AGK-ja reagon për tentativën e zjarrvënies në garazhin e redaktorit të transmetuesit publik
-
Haradinaj: Jam përballur edhe unë me kërcënime me jetë