Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AGK dënon largimin e gazetarëve nga seanca në rastin e deputetëve të VV-Së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon largimin e gazetarëve nga seanca në rastin ndaj deputetëve të Vetëvendosjes.

“Largimi i gazetarëve nga seanca është veprim i papranueshëm dhe paraqet tendencë për kufizim të mediave në raportimin për këtë proces gjyqësor”, thotë AGK, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

AGK kërkon nga gjyqtari Beqir Kalludra që të tërheq këtë vendim dhe të mos ketë përsëritje në të ardhmen.

“Konsiderojmë se rasti i deputetëve paraqet interes të lartë për opinionin publik dhe kufizimi i qasjes së gazetarëve prodhon konfuzion dhe mosbesim të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Po ashtu Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet që të ngrit zërin në këtë rast duke insistuar në transparencë nga gjyqtarët dhe gjykatat”, thotë AGK.

AGK ka kundërshtuar edhe në të kaluarën kundër rasteve kur gjyqtarët kanë vendosur t'i largojnë gazetarët, posaçërisht në rastin e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj.

Vlen të theksohet se gjyqtari Kalludra ka lejuar vetëm gazetarin e “Betimi për Drejtësi” dhe “Kallxo” të hyjë brenda.