Vetëvendosja dhe LDK-ja kanë bërë hapa përpara drejt bashkëpunimit.
Një takim ka ndodhur sot në mëngjes ndërmjet të nominuarit nga Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, të cilët janë pajtuar që takimet të shpeshtohen e të harmonizohet programi qeverisës.
Vetë Isa Mustafa tha se është i hapur për VV-në, e për PDK-në e përsëriti qëndrimin kundër, derisa vetë Haziri nuk deshi të fliste për detajet e takimit.
Edhe Vetëvendosje, nëpërmjet një komunikate për media ka konfirmuar takimin.
VV-ja ka bërë të ditur se me Lutfi Hazirin kanë diskutuar për situatën e përgjithshme politike në Kosovë dhe për bllokimin institucional të shkaktuar nga PAN-i. VV-ja ka theksuar nevojën e bashkëpunimit me LAA-në për trajtimin dhe harmonizimin e programeve politike e qeverisëse.
Vetëvendosje dhe LDK-ja kanë ngarkuar Dardan Sejdiun dhe Avdullah Hotin që të zhvillojnë dhe intensifikojnë takimet dhe bisedimet e përbashkëta në ditët në vijim, bëhet e ditur nga Vetëvendosje.
-
KTV-ja merr vesh se çka insiston Vetëvendosje në bisedat me LAA-në
-
VV konfirmon takimin Kurti-Haziri, thekson nevojën e bashkëpunimit VV-LDK
-
Abdixhiku shkon bashkë me Osmanin e Hazirin në takim me Kurtin
-
Haziri: LDK-ja e VV-ja janë në konsultime për një marrëveshje për presidentin
-
LDK-ja sërish shqyrton mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen