Arbëri

KTV-ja merr vesh se çka insiston Vetëvendosje në bisedat me LAA-në

Vetëvendosja dhe LDK-ja kanë bërë hapa përpara drejt bashkëpunimit.

Një takim ka ndodhur sot në mëngjes ndërmjet të nominuarit nga Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, me nënkryetarin e LDK-së Lutfi Haziri, të cilët janë pajtuar që takimet të shpeshtohen e të harmonizohet programi qeverisës.

Takimi i tyre vjen pas akuzave të vazhdueshme që kanë shkëmbyer ndërmjet vete prej disa kohësh.

Megjithatë KTV-ja merr vesh se Vetëvendosje insiston që të gjithë deputetët e LAA-së t’i vënë nënshkrimet e tyre në një listë, përmes së cilës do të dëshmojnë para të gjithëve se e kanë shumicën për krijimin e Qeverisë.

Ndërkohë, ende nuk dihet se kur do të mblidhet Kuvendi për seancën e radhës.