Të dhënat e Zyrës për Preshevë , Bujanoc dhe Medvegjë (Zyra për Luginën e Preshevës) tregojnë se 650 qytetarë nga Lugina e Preshevës të cilët jetojnë në Komunën e Gjilanit nuk janë të pajisur me dokumente që lëshohen nga autoritetet shtetërore të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në Zyrën për Luginën e Preshevës, e cila funksionon nën ombrellën e qeverisjes komunale të Gjilanit, thonë se zgjidhja e problemit të këtyre qytetarëve është e domosdoshme, ngase ata po përballen me probleme të shumta në mungesë të dokumentacionit.
Koordinatori i Zyrës për Luginën, Jonuz Hasani, deklaron se zgjidhja e problemit të banorëve të cilët nuk kanë dokumente është në rrugë të mirë, ngase tashmë është edhe Udhëzimi Administrativ me të cilin do të lejohet lëshimi i dokumentit të përkohshëm. Thotë se këto informata që i ka nga kontaktet të cilat i ka në përditshmëri edhe me Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
100 banorë nga Lugina e Preshevës aplikojnë për leje qëndrimi në Kosovë
-
Vetëm rreth 4 mijë shqiptarë të Preshevës aplikojnë për legalizim të pronave
-
Ferati: Politikat e Serbisë i kanë kthyer shqiptarët e Luginës në komunitet në zhdukje
-
Dhjetëra qytetarë nga Gjilani në mënyrë të organizuar shkuan për votim në Luginë
-
Serbia i fshin nga listat e votimit 3.370 shqiptarë në Luginë