Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të mërkurën, së bashku me donatorët kanë vënë gurin themeltar të ndërtimit të shtëpisë për familjen e Refik Aliut në fshatin Capar.
Financimi i ndërtimit të kësaj shtëpie është në kuadër të mbrëmjes humanitare, e cila është mbajtur në tetor të vitit 2014 me moton: “Pak nga ne, shumë për ata”. Deri tashti, Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me donatorët kanë ndërtuar 40 shtëpi për familjet nevojtare, ndërsa kanë rinovuar 26 sosh nga gjithsej 40 sa janë në listën e meremetimeve, ndërsa 45 familjeve të tjera u është paguar qiraja, e cila është ofruar si një zgjidhje e përkohshme nga Komuna. Kurse në Komunë janë deponuar afro 500 kërkesa për zgjidhjen e çështjes së strehimit, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Gjilani me donatorët ndërton edhe tri shtëpi të reja për familjet në nevojë
-
Në Gjilan inaugurohen dy shtëpi të renovuara për familjet në nevojë
-
Në Capar të Gjilanit nis ndërtimi i shtëpisë së Refik Aliut
-
Haziri: Programi im ka fituar besimin edhe në zgjedhjet e kaluara, shumicën e problemeve i kemi zgjidhur
-
Pritet përfundimi i fshatit social në Gjilan për strehim të 20 personave të moshuar