Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 11 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 ndërkohë që janë shënuar edhe 1,682 raste të reja pozitive.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive aktualisht është 19,695.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 263 persona, derisa numri i testimeve të kryera është 10,710.
Po ashtu, në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 18,776 vaksina kundër COVID-19.
Që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë janë administruar 707,793 doza të vaksinës ndërkohë që 236,405 persona janë vaksinuar me të dy dozat.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 2,326 persona e janë shënuar 129,309 raste pozitive me COVID-19, ndërkohë që janë shëruar 107,288 pacientë.