Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” njofton se të gjitha shërbimet do të ofrohen sipas programit të fluturimeve, përgjatë 24 orëve në secilën ditë të javës, transmeton Koha.net.
Edhe pse Shërbimi i Kontrollit Ajror ka paralajmëruar grevë në intervale të ndryshme kohore nga nesër, udhëtarët duhet të përcjellin programin e fluturimeve dhe të kontaktojnë me kompanitë ajrore dhe agjencitë.
“Megjithëse Shërbimet e Kontrollit Ajror të Republikës së Kosovës kanë paralajmëruar grevë në intervale të ndryshme kohore duke filluar me 13 shkurt, udhëtarët duhet të përcjellin programin e fluturimeve e të kontaktojnë me kompanitë ajrore dhe kompanitë e organizimit të udhëtimeve”, thuhet në njoftimin e aeroportit.
-
Fluturimet në “Adem Jashari” nga 9 korriku në intervale 45 minuta ndërmjet aterrimeve
-
Aeroporti njofton se deri më 14 qershor s’ka fluturime
-
Sonte pas orës 00:00 pezullohen të gjitha linjat e udhëtimit në Aeroportin e Prishtinës
-
Ultimatumi i punëtorëve në Aeroport, greva vazhdon të dielën nëse s’plotësohen kërkesat
-
Mosplotësimi i kërkesave çon në grevë 24-orëshe punëtorët e Aeroportit