Nga dita e diel, punëtorët e Aeroportit “Adem Jashari” do të hyjnë në grevë të përgjithshme në rast se nuk realizohen kërkesat e tyre.
Kryetari i sindikatës së këtyre punëtorëve, Bashkim Latifi, ka thënë se i kanë dhënë afat tri ditë menaxhmentit të Aeroportit që të reflektojë, megjithatë ai beson që këto kërkesa do të realizohen, raporton KTV.
Megjithatë, për tri grevat që i kanë mbajtur nuk kanë pasur të drejtë ligjore, pasi ato janë dashur të paralajmërohen 72 orë më herët.
Për këtë të enjte, aeroporti i është kthyer normalitetit dhe të gjitha fluturimet janë realizuar me kohë, për shkak të pezullimit të grevës.
Për grevën e së enjtes ka intervenuar edhe Inspektorati i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sipas këtij dikasteri, dyshohet se personeli i ANP-së ka bërë disa shkelje ligjore gjatë grevës, për çka pritet një raport final.
-
Mbahet e fshehtë marrëveshja që ndali grevën në Aeroport
-
Sindikata e Aeroportit nga e diela në grevë të përgjithshme dhe pa afat
-
Mosplotësimi i kërkesave çon në grevë 24-orëshe punëtorët e Aeroportit
-
Greva në ANP anuloi 3 fluturime, MPB-ja po heton punëtorët për shkelje ligjore
-
VV mbështet punëtorët e aeroportit: Kërkesat e tyre duhet të realizohen pasi janë legjitime