Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admiralin Robert P. Burke.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, Burke ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për gatishmërinë e Kosovës për t`i strehuar qytetarët nga Afganistani.
Ndërkaq Osmani ka theksuar se duke e njohur dhimbjen e popullit afgan, Kosova ka hapur dyert dhe zemrat.
“Ky akt nga institucionet e Kosovës është shembull që tregon se cilët janë aleatët e vërtetë të NATO -s në rajon. Synim i joni është që edhe Kosova të bëhet anëtare e kësaj aleance ushtarake në një të ardhme”, ka potencuar Osmani.
Ajo ka ritheksuar se populli i Kosovës 22-vjet më parë u ndihmua nga NATO-ja dhe në këtë kontekst përmendi përparimin domethënës të shtetit për stabilitet dhe paqe në rajon.
-
Osmani diskuton sigurinë në veri dhe rolin e KFOR-it me admiralin e NATO-s
-
Osmani-Bauerit të NATO-s: I rëndësishëm anëtarësimi në Aleancën historike
-
Osmani pret admiralin amerikan: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të kontribuojë në stabilitetin në rajon
-
Osmani takohet me admiralin Munsch, shpreh mirënjohjen për punën e NATO-s në Kosovë
-
Osmani takon Rubion, ia thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO