Arkëtimi i të hyrave vetjake nga dhënia në shfrytëzim të pronave komunale vazhdon të jetë sfidë për pushtetin lokal të Prizrenit.
Gjatë 3 muajve të parë të vitit 2018, në këtë kategori të hyrave, Komuna e Prizrenit ka arkëtuar vetëm 7 për qind të mjeteve të planifikuara për tërë vitin, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në raportin e realizimit të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2018 shkruan se Komuna kishte planifikuar që gjatë 2018-s të arkëtonte 700 mijë euro të hyra nga dhënia në shfrytëzim të pronave komunale, ndërkohë që në 3 muajt e parë ka arkëtuar afro 48 mijë euro, apo 7 për qind të planifikimit vjetor.
Shkallë e ulët e arkëtimit në këtë kategori të hyrave vetjake është evidentuar edhe vjet, pasi që sipas raportit financiar Komuna e Prizrenit kishte planifikuar që të arkëtonte 430 mijë euro, ndërkohë që ishin arkëtuar 112 mijë euro apo 26 për qind.
Gjithnjë sipas raportit financiar të vitit 2017, borxhet e papaguara nga operatorët ekonomikë në emër të shfrytëzimit të pronës së Komunës së Prizrenit në total arrin në 1.1 milionë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Komuna e Prizrenit për 6 muaj arkëton 55 për qind të të hyrave të planifikuara
-
Prizreni për 6 muaj ka shpenzuar 20% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale
-
Podujeva arkëton vetëm 17 për qind të të hyrave të planifikuara
-
Arkëtohen gjysmë milioni më pak se në tremujorin e parë të 2017-s në Prizren
-
Urbanizmi në Prizren arkëton brenda 3 muajve vetëm 25 mijë euro