Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prizrenit në tremujorin e parë të këtij viti ka arkëtuar shumë pak të hyra, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Financave, Dikasteri i urbanizmit në periudhën janar-mars 2018 ka arkëtuar vetëm 1.58 për qind të mjeteve të planifikuara për këtë vit.
Në raportin tremujor të hyrave vetjake shkruan se Drejtoria e Urbanizmit gjatë vitit 2018 kishte planifikuar të arkëtonte 1 milion e 611 mijë euro.
Ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti ka arritur të arkëtojë vetëm 25 mijë e 446 euro. Në periudhën e njëjtë raportuese të vitit të kaluar, Urbanizmi i Prizrenit kishte arkëtuar 496 mijë euro të hyra. (Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).
-
Administrata në Prizren mbledh vetëm 7 për qind të qirasë nga pronat komunale
-
Arkëtohen gjysmë milioni më pak se në tremujorin e parë të 2017-s në Prizren
-
Komuna e Prizrenit për 6 muaj arkëton 55 për qind të të hyrave të planifikuara
-
Për tre muaj Prizreni arkëton afro 2 milionë euro të hyra vetjake
-
Prizreni për 9 muaj ka shpenzuar vetëm 32 për qind të buxhetit për projekte kapitale