Komunarët e Graçanicës kanë arritur të shpenzonin vetëm 9.75 për qind të mjeteve të dedikuara për projekte kapitale për tremujorin e parë të këtij viti shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas raportit financiar për këtë periudhë, në të cilin gazetës i është lejuar qasja, vihet në pah se më së shumti kjo komunë ka shpenzuar për paga dhe mëditje.
Janë 670,271 euro ose 25,55 për qind nga buxheti i përgjithshëm që është shpenzuar për këtë kategori buxhetore.
Për mallra dhe shërbime janë shpenzuar 123,435 euro, ose 20.50 për qind nga buxheti i përgjithshëm, për shërbime komunale 42,322 euro ose 28.21 për qind nga buxheti i përgjithshëm, për subvencione dhe transfere 21,934 euro ose 12,13 për qind nga buxheti i përgjithshëm, për projekte kapitale 348,710 euro ose 9.75 për qind nga buxheti i përgjithshëm dhe për donacione janë shpenzuar 30,378 euro ose 52.11 për qind nga buxheti i përgjithshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Graçanica shpenzon 2 për qind të buxhetit për projekte kapitale
-
Graçanica s`e shpenzon as gjysmën e buxhetit për investime kapitale
-
Kamenica ngec në shpenzimin e mjeteve buxhetore
-
Komuna shpenzon 2 milionë euro për paga e mëditje
-
Komuna e Fushë-Kosovës shpenzon vetëm 4 për qind të mjeteve për projekte kapitale