Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se nuk do të lejojë punësimin e asnjë personi me kontratë në vepër, i cili do të ushtronte një pozitë të caktuar në Komunë. Sipas tij, do të aplikohet sistemi i kontratave për shërbime profesionale, mirëpo procedurat e rekrutimit do të zhvillohen sipas konkursit.
Ndërkaq ka deklaruar se do të ketë masa ndëshkimore për zyrtarë komunalë, të cilët nuk e respektojnë orarin e punës, shkruan sot Koha Ditore.
Haziri këto deklarime i ka bërë gjatë mbledhjes së Bordit të drejtorëve, e mbajtur me qëllim për raportimin e planifikimeve të punës për muajin janar...(Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Tensione në Kuvendin Komunal të Gjilanit, shtyrje mes drejtorit të VV-së dhe asamblistit të PDK-së
-
Ndërpritet angazhimi i 45 punëtorëve shëndetësorë në Gjilan, Komuna s’ka buxhet
-
Hyseni: Gjilani ka problem me buxhetin por s’kemi hyrë në obligime pa mbulesë financiare
-
Arrestohet një i dyshuar për “Mashtrim në prokurimin publik” në rajonin e Gjilanit
-
Asociacioni i Komunave reagon pas deklaratave të Kurtit