Ferizaj, 26 korrik –Ferizaj, që nga paslufta përballet me mungesë të hapësirës për arkivimin e dokumentacionit.
Komuna disa herë ka tentuar që dokumentet e arkivuara t’i bartte nëpër disa zyra të improvizuara dhe në objektin e Arkivit Historik, mirëpo shkaku i numrit të madh të lëndëve të ndryshme vazhdimisht ka munguar hapësira e mjaftueshme.
Një pjesë e madhe e dokumentacioneve tashmë kanë zënë hapësirën nëpër korridore të objektit të Komunës.
Ndërkohë që këto ditë, Komuna planifikon t’i fuqizojë përpjekjet për t’ia bërë një zgjidhje dokumentacionit të arkivuar.
Një nga alternativat e Komunës është që arkivin ta bartë në objektin e ish- Gjykatës së kundërvajtjes, derisa njëkohësisht në këtë objekt planifikohet të emërohet si “Arkivi i kujtesës” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Për nëntë muaj në Ferizaj janë regjistruar 60 kërkesa për qasje në dokumente publike
-
Për tre muaj 24 kërkesa për qasje në dokumente publike në Ferizaj
-
Komuna e Ferizajt me plan veprimi për fuqizim të transparencës
-
Drejtori i Urbanizmit e arsyeton mbindërtimin afër Arkivit Historik
-
“Avonet” konteston vlerësimet e Zyrës së Prokurimit