Pas Ramë Marajt si dëshmitar në rastin e “Syrit të Popullit”, dëshminë e tij është duke e dhënë Adem Grabovci.
I pyetur nga prokurori i rastit Sylë Hoxha se a e njihni Murat Jasharin, Grabovci tha se “Murat Jasharin e njoh prej kohës sa kam jetuar në Zvicër. Murat Jashari ka qenë aktivistë. Pas luftës nuk jam takuar nuk jam i sigurt. Sikur të kishte kërkuar takim do ta pritja në takim”, ka thënë ai, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGrabovci ka thënë se për Syrin e Popullit ka dëgjuar vetëm nga mediat.
Në pyetjen se pse mendon se ka qenë i përfshirë në listën për ekzekutim, Grabovci ka thënë “E di që në listën e UDB kam qenë ama një shqiptari asnjëherë nuk i kam bë keq. Pse jam në atë listë edhe për mua është në pikëpyetje dhe pikëquditëse, pasi kur kam pasur mundësi të gjithëve u kam ndihmuar”.
I akuzuari Sadri Ramabaja, tutje e ka pyetur Grabovcin se pse ai është aty i pranishëm.
“Për juve kam konsideratë. Askush nuk mund të na mohojë meritat tona por, pse je këtu unë nuk jam kompetent për të vlerësuar”, i është përgjigjur Grabovci.
Në pyetjen e avokates së Murat Jasharit, se a jeni ndier i kërcënuar dhe i dëmtuar pasi jeni gjendur në listën, Grabovci tha “nuk i frikësohem Murat Jasharit dhe nuk ndihna i kërcënuar. Se kush qëndron prapa unë nuk e di. Ju e dini që mua më është djegur vetura dhe kam marrë letër kërcënuese. Por për Murat Jasharin nuk mund të gjendem në letrën e tij për ekzekutim”.