Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku tregon ç’është bërë sot në Komisionin për Buxhet

Kryetari i Komsionit për Buxhet e Financa në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook ka treguar për ndryshimet financiare që janë bërë e që do të përfshihen në Buxhetin e vitit 2019 të Kosovës, trasnmeton Koha.net.

Abdixhiku për këto ndryshime buxhetore ka falënderuar të gjithë anëtarët e Komisionit.

Ky është postimi i tij:

“Çfarë bëmë sot në Komision për Buxhet:

- Mbuluam gjithë shpenzimet vjetore të 11 qendrave strehimore në Kosovë që strehojnë mbi 400 gra e fëmijë në nevojë. Vitin e kaluar këto qendra ishin mbyllur në mungesë të mjeteve financiare; ky problem s’është më.

Edhe Abdixhiku premton 2.400 euro për të porsalindurit e shtesa 50 euro për fëmijët Zgjedhjet 2025 7 muaj më parë Abdixhiku premton 2.400 euro për të porsalindurit e shtesa 50 euro për fëmijët

- Shtuam numrin e inspektorëve të punës për 50%; me shpresë shumë se të njëjtit do të përkujdesen minimalisht për të drejtat e punëtorëve në sektorin privat.

- Dyfishuam buxhetin për jetimoret në Kosovë, me mundësi rritjeje sa herë që ato kanë nevojë.

- Siguruam 750 mijë euro Investime për repartin e Onkologjisë me qëllim të përkujdesjes më të mirë ndaj pacientëve me sëmundje të kancerit.

- Shtuam numrin e policëve për 300 sosh; numrin e mjekëve për 50, të psikologëve nëpër shkolla për 50; të zjarrfikësve për 30.

- Gjetëm mjete për financimin e 8 shkollave të reja nëpër Kosovë; 12 sallave sportive; e 5 çerdheve për fëmijë.

- Siguruam financim për ndërtimin e mbi 50 banesave për familjet në nevojë në disa vendbanime nëpër Kosovë.

Edhe Abdixhiku premton investime në energji të pastër e mbështetje financiare për çiftet e reja Zgjedhjet 2025 7 muaj më parë Abdixhiku premton investime në energji të pastër e mbështetje financiare për çiftet e reja

- Siguruam financim prej 20 milion eurove për investime kapitale nëpër të gjitha komunat e Kosovës; investime për qasje në ujë; sheshe e rrugë për shumë qytetarë në Kosovë.

I falenderoj deputetët propozues; e mbi të gjitha të gjithë anëtarët e Komisionit që udhëheq që ideuan e votuan ndryshimet pa as edhe një hezitim. Një ditë si kjo, ja vlenë”.