Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka treguar 15 nënshkrimet e deputetëve të kësaj partie për mbështetjen e nominimit të një kandidati nga ajo. Abdixhiku ka thënë se e ka cekur se kandidate mund të ishte edhe Vjosa Osmani.
“LDK-ja i ka pasur gjithmonë 15 nënshkrime për propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ja ku janë nënshkrimet e LDK-së. Unë nuk flas asnjëherë në emrin tim, flas në emrin e LDK-së. Këto nënshkrime nuk kam dashur t’i bëjë publike për lojëra politike”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku ka thënë se duan një marrëveshje serioze, institucionale.
“Unë besoj që në monologun që e pati LVV-ja e refuzoi propozimin tonë. Si është e mundur të flasësh dy orë dhe të mos flasësh për propozimin për marrëveshje politike të LDK-së. Dua të shpresoj që rundi i parë nuk është konsumuar, përndryshe LDK-ja do t’i mbledhë të gjitha organet e veta partiake për të konsideruar hapat e mëtutjeshëm. Ne nuk mund të marrin në skenarë të palaçove politike. Duam marrëveshje serioze, institucionale”, tha Abdixhiku.
E Xhafer Tahiri i LDK-së tha se nënshkrimet janë për Vjosa Osmanin.
64 deputetë votuan në raundin e parë, shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit
Seanca për zgjedhjen e presidentit/es së Kosovës është shtyrë për nesër 28 prill, në orën 10:00. ...-
Dështon marrëveshja, 6 deputetë të LDK-së s’e mbështesin Sejdiun për president
-
Abdixhiku: 6 deputetë të LDK-së nuk e mbështesin Sejdiun për president
-
Në LDK thonë se Abdixhiku s’u konsultua për emrin e Sejdiut, nesër mblidhet Kryesia e partisë
-
Abdixhiku: Emrat e prezantuar janë në vijë me parimet e dakorduar
-
150 nënshkrime “të padeponuara” për shkarkimin e Abdixhikut