Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se takimi sot me presidenten Vjosa Osmani është vetëm për zgjedhjet lokale.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu nuk e ka përjashtuar mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje sërish, në të njëjtën kohë me zgjedhjet lokale.
Por, Abdixhiku tha se në takim me Osmanin do të diskutohet vetëm data e zgjedhjeve lokale.
“Do të caktohet data e zgjedhjeve lokale, kjo është tema... Vetëm për [zgjedhje] lokale do të jetë [takimi] ”, ka thënë Abdixhiku.
Presidentja Osmani do t’i presë sot partitë politike për konsultime për datën e zgjedhjeve lokale. Takimi do të nisë nga ora 14:00. /KSP
Artikuj të ngjashëm
-
Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
-
Osmani pas takimeve në LDK thotë se s’është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e Abdixhikut
-
Osmani, bartëse e listës së LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Abdixhiku: Do t’i bashkoj të gjithë
-
Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin