Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku paralajmëron takim me Osmanin

Lumir Abdixhiku Vjosa Osmani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të mërkurën ka paralajmëruar një takim me presidenten Vjosa Osmani, pas takimit që pati me gazetarë e analistë në “rrugën e re, pa Kurtin”.

Duke folur për mediat, Abdixhiku ka pohuar se do të takohet me Osmanin për të diskutuar gjendjen e tensionuar në veri, si pjesë e "planit të LDK-së për dalje nga kriza".

Pas takimit me gazetarët dhe analistët, Abdixhiku ka vlerësuar kontributin e tyre për idetë për daljen nga kriza, ndërsa ka thënë se do t'i bëjnë publike disa pika që i kanë prezantuar aty. 

Sipas kryetarit të LDK-së, vendi nuk mund të jetë peng i një ideologjie, duke iu referuar kryeministrit Kurti.

“Gjendja është e rëndë, e zymtë. LDK-ja nuk mund të qëndrojë duar kryq. Kosova nuk mund të jetë peng e një ideologjie, por ka njerëz që i dalin zot. Kemi prezantuar disa pika, në fund do ta bëjmë publike. Do të vazhdojmë edhe me të tjerët përfshirë edhe me presidenten”, ka thënë Abdixhiku.

Edhe Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Vendi po shkon në zgjedhje Arbëri Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Vendi po shkon në zgjedhje

Ditë më parë, Abdixhiku e kishte refuzuar ftesën e Osmanit për një takim të propozuar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Përgjigje refuzuese kishte dhënë edhe PDK-ja. 

LDK-ja ka nisur mobilizimin për takimet, që siç i ka konsideruar ajo, “për kapërcimin e izolimit dhe krizës”, për të cilin e fajësojnë kryeministrin Albin Kurti. Sot patën takim me gazetarë e analistë. Në ditët në vijim, takimi i dytë pritet të mbahet me organizata të shoqërisë civile, i treti me profesorë universitarë e ish-diplomatë dhe i katërti me biznese nga sektori privat në vend.

Ai komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili gjatë ditës tha se nuk do takojë të enjten kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Abdixhiku tha se kjo tregon shumë për gjendjen në të cilën ka ardhur Kosova.

“Natyrisht se kryeministri i Shqipërisë është i mirëseardhur në Kosovë. Çdo kryeministër i Shqipërisë duhet të jetë gjithmonë i mirëseardhur në Kosovë. Fakti që ne e diskutojmë një çështje të tillë, nëse duhet të mirëpritet një kryeministër i Shqipërisë tregon shumë për gjendjen në të cilën ka ardhur Kosova dhe nuk mund ta normalizojmë këtë gjendje sinqerisht. Kryeministri i Shqipërisë, pozicioni i tij, atë që përfaqëson ai dhe populli shqiptar janë të mirëseardhur në shtëpinë e tyre në Kosovë, gjithmonë”, shtoi Abdixhiku.


Abdixhiku për takimin me opinionistë e gazetarë: Debat nacional mbi gjendjen dramatike në vend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar rreth takimit të së mërkurës me opinionistë e gazetarë, për çka ka thënë se është zhvilluar debat nacional “mbi gjendjen dramatike në vend”.

Edhe Abdixhiku: U dakorduam që të vijmë me emra konkretë në takimin e ardhshëm Arbëri Abdixhiku: U dakorduam që të vijmë me emra konkretë në takimin e ardhshëm

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se po përpiqen në ndërtimin e një mendimi veprues që ballafaqon “theqafjen nacionale tek e cila vendi është futur tash e një kohë”.

“Sot, në Prishtinë, mbajtëm takimin e parë konsultues me opinionistë e gazetarë, si pjesë e iniciativës sonë për debat të gjerë nacional mbi gjendjen dramatike në vend. Mes një diskutimi të hapur e shumë përmbajtësor, dëgjuam të gjitha pikëpamjet e pjesëmarrësve mbi gjendjen aktuale politike në vend. Diskutuam, trajtuam, morëm sugjerime, ide e komente dhe mbi propozimin tonë e mbi rrugën politike që të gjithë duhet ta ndërtojmë. Do të vazhdojmë të takojmë e të flasim me secilin akter të Kosovës. Jemi në përpjekje të vazhdueshme për ndërtimin e një mendimi veprues, që ballafaqon theqafjen nacionale tek e cila jemi futur tash e një kohë të gjatë”, ka thënë ai.

Image