Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku: Kosova në udhëkryqin më të madh politik e ekzistencial

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, teksa ka nisur tubimet në fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka thënë se Kosova qëndron në udhëkryqin më të madh politik dhe ekzistencial që nga themelimi i saj. 

Lideri i LDK-së, në turneun të cilin e kanë quajtur të ndryshimit në Prishtinë, tha se LDK-ja është ngritur në këmbë dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kur gjërat shkojmë keq dhe mbrapsht dhe kur eksperimentet përfundojnë ata kanë një adresë dhe kanë një drejtim dhe një shtëpi të vetme - Lidhjen Demokratike të Kosovës. LDK-ja është ngritur në këmbë dhe kur LDK-ja ngrihet më këmbë s’ka asgjë që e ndalë. Kosova qëndron në udhëkryqin më të madh politik dhe ekzistencial që nga themelimi i saj. Në këtë udhëkryq duhet të kuptohet edhe zgjedhjet e 9 shkurtit, pasi bëhen për të përcaktuar fatin e Kosovës. Bëjmë thirrje për ndryshim të madh politik në Kosovë, thirrje për ndryshim për rrugën e re të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai, raportoi KSP-ja. 

Ndërsa, nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, akuzoi Qeverinë e Albin Kurtit për izolim të Kosovës.

“Kemi humbur katër vjet, 12 miliardë buxhet dhe kemi humbur të gjithë aleatët tonë. Sot jemi vend nën sanksione të BE-së për shkak të politikave të kësaj qeverie. Zgjedhjet e 9 shkurtit janë zgjedhje mes demokracisë dhe autokracisë. Janë zgjedhje ndërmjet integrimit dhe izolimit, janë zgjedhje ndërmjet zhvillimit dhe regresit”, tha ajo.